Arrestimi i djalit dhe nipit të deputetit të PS/ Artan Hoxha: Ja pse u ndaluan

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga shoqërimi në polici i Ramazan dhe Rexhep Rajës, përkatësisht nipi dhe djali i deputetit të Partisë socialiste, Ramadan Raja.

Ai ka zbuluar se kushërinjtë Raja janë ndjekur nga policia që nga zona e Saukut dhe më pas janë ndaluar. Sipas Hoxhës, Raja nuk u ndalua për mjetin e blinduar me të cilin po lëvizte siç bëri me dije policia, por për dyshimet se ai kishte të bënte me masakrën e Fushë-Krujës.

“Makina e Ramazan Rrajës, kushëriri i parë i tij Rexhep Rraja dhe dy të tjerë, janë ndjekur që nga zona e Saukut. Dje u ndalua edhe dy makina të tjera të blinduara. Zhurma u bë vetëm për këta. Ramazan Rraja u shpall në kërkim pas masakrës së Fushë Krujës. Nuk u paraqit se ishte jashtë Shqipërisë. Ka qenë një nga të dyshuarit. Ka vazhduar kërkimi policor. Më 31 tetor erdhi në Shqipëri, kaloi kontrollin dhe ka pritur policinë e Fushë Krujës dhe e ka çuar në stacion ku edhe ka dhënë deklarimet e tij. Kërkimi për të u hoq.

Ai u la i lirë mbrëmë, por u mor në pyetje në disa sektorë, krimet, vrasjet dhe ngjarje të tjera. Ai nuk u ndalua për mjetin e blinduar. Nuk kanë pasur gjë tjetër, as armë as drogë. Ai u lirua në mbrëmje. Objektivi ka qenë për ngjarje të tjera jo për mjetin. Ka qenë preteksti për ta kontrolluar…për ta pyetur. Është pyetur për ngjarjen e Trekëndëshit të Bermudës.” tha Hoxha.